Aktualitet

Drogë, pistoletë dhe thikë, policia arreston në kryeqytet pesë persona

Published

on

Pesë persona janë arrestuar të shtunën në Tiranë për posedim lëndësh narkotike.

Burimet nga policia thanë se në pranga ranë shtetasit; F. M., 22 vjeç, R. Sh., 26 vjeç, A. F., 19 vjeç; B. F., 21 vjeç, F. F., 58 vjeç.

Në një njoftim për mediat, policia thekson se shtetasi me inicialet F.M., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, gjetën dhe sekuestruan sasi me lëndë narkotike kanabis; R.Sh., 26 vjeç, A. F., 19 vjeç, B. F., 21 vjeç dhe F. F., 58 vjeç, pasi në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” gjatë kontrollit fizik dhe të ambientit ku u konstatuan këta shtetas, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis, një sasi me lëndë narkotike kokainë, një pistoletë manovër, dhe një thikë metalike.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrrestimin në flagrancë të shtetasve :

F.M., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, gjetën dhe sekuestruan sasi me lëndë narkotike kanabis;

Sh., 26 vjeç, A. F., 19 vjeç, B. F., 21 vjeç dhe F. F., 58 vjeç, pasi në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” gjatë kontrollit fizik dhe të ambientit ku u konstatuan këta shtetas, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis, një sasi me lëndë narkotike kokainë, një pistoletë manovër, dhe një thikë metalike.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. A., 29 vjeç pasi në firmën në administrim të tij është dëmtuar punëtori i firmës shtetasi H. S., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

Z., 41 vjeç dhe E. P., 33 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse ;

K., 45 vjeç dhe F. K., 35 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Me datë 04.06.2021, në rrugën “Mustafa Lleshi” dyshohet se në kushte depresioni është vetëvrarë në banesën e tij shtetasi R. M., 80 vjeç.

Me datë 02.06.2021, në Bathore, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e banesës së tij shtetasi H. L., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spital.

Më datë 04.06.2021, në fshatin Shkozë-Bardhe, Njësia Administrative Fushë Krujë, është gjetur mjeti i braktisur “Benz Mercedez”, në pronësi të shtetasit B. M., 47 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version