Use your ← → (arrow) keys to browse
Kënga e fundit e Dua Lipës do të jetë e paharruar në karrierën e saj. Kjo ngase kënga po arrin suksese të njëpasnjëshme dhe po i sjell këngëtares lajme të mira nga çdo vend i botës. Pasi që dha lajmin se kënga ‘New Rules’ ka kaluar shifrën prej 101 milionë klikimesh, Dua arriti edhe një tjetër sukses. Kënga e saj ka dalur e para në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në platformën ‘Spotify’, gjë që jo secili artist mund ta arrijë.