Aktualitet

”Dua të lë kujtim të mirë”, Rama tregon se për çfarë do të donte të mbahej mend.

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një interviste në Sarandë është pyetur se për çfarë do të donte të mbahej mend.

Rama thotë se do që të lërë një kujtim të mirë, dhe puna që ka bërë të ketë impakt mjaftueshëm të fortë.

Po ashtu ai thotë se ka gabuar, por prej gabimeve ka mësuar dhe thekson gjithashtu se nëse do i kthehej nga e para, shumë gjëra do të bëheshin ndryshe dhe më mirë.

”Besoj që shtysa kryesore, e imja për të rezistuar dhe për mos u dorëzuar dhe ik më varja fare se nuk duroj dot më. Këtu nga një anë strapacohem, nga ana tjetër dëgjoj marrëzi e përqeshje.

Puna e bërë gjatë kohës që unë merrem, të ketë impakt mjaftueshëm i fortë për të lënë një kujtim të mirë. Pastaj çfarë do të jetë fjalia e përgjithshme, apo specifike kjo është diçka që ja lëmë kohës. Ky është i vetmi motiv.

Nëse do kthehesha nga e para, nëse do e dija gjithë zhvillimin e gjërave shumë gjëra do bëheshin ndryshe dhe më mirë. Njeriu është i destinuar, kur punon gabon, dhe mëson nga gabimet.

Njeriu gjithmonë gabon, por mos përsërisë gabimet. Gabimet më kanë vlejtur. Për të bërë gabime të reja, por jo të vjetra.”- tha Rama news 24

Exit mobile version