Aktualitet

“Duam ndarje të drejtë në Mesdheun Lindor!”/ Ministri i Jashtëm grek viziton së shpejti Turqinë, çfarë pritet nga takimi Dendias-Çavusoglu

Published

on

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, njoftoi se homologu i tij grek, Nikos Dendias, më 14 prill do të vizitojë Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavusoglu, pas takimit të tij me zv/kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Mukhtar Tileuberdi, si dhe mes delegacioneve, organizoi një konferencë të përbashkët në Kompleksin Presidencial.

Në lidhje me mbledhjet konsultative me Greqinë, Çavusoglu tha se në raundin e 61-të të mbajtur pas 5 vitesh në Turqi ka kaluar në një atmosferë pozitive.

Ai tha se në takimet e konsultative, me ish-emërtimin e tyre eksploruese, Turqia dhe Greqia kanë pasur mundësi të trajtojnë mosmarrëveshjet në lidhje me temat për Detin Egje dhe të vendosin për një zgjidhje të përbashkët.

Duke tërhequr vëmendjen se nuk do të ishte qasje realiste që me një mbledhje të ketë pritje për zgjidhje, ai tha se mbledhja e ardhshme do të mbahet në Turqi.

“Turqia qoftë në terren e qoftë në tryezë ka treguar në mënyrë të qartë qasjen e saj në çështjen e Mesdheut Lindor. Duam ndarje të drejtë në Mesdheun Lindor”, u shpreh Çavusoglu duke njoftuar se Turqia ka propozuar për një Konferencë shumëpalëshe të Mesdheut Lindor, por ende Bashkimi Evropian nuk i është përgjigjur kësaj.

Kryediplomati turk tha se vendi i tij ashtu siç me të gjithë vendet edhe me Greqinë do të vazhdojë bisedimet, ndërsa rikujtoi se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis para dy vitesh i kanë caktuar kryediplomatët por për shkak të tensioneve nuk janë zhvilluar bisedimet.

“Ministri i Jashtëm i Greqisë, miku im personal që nga viti 2003 në Këshillin Evropian, më 14 prill do të vijë në Turqi”, tha ai, duke shtuar se më pas edhe ai do të zhvillojë një vizitë në Greqi. /AA/

Exit mobile version