Connect with us

Aktualitet

“Duan të më dëmtojnë imazhin”/ Kryegjyqtarja e Elbasanit: Nuk jam krenare për videot e publikuara, kërkoj ndjesë

Published

on

Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani ka shpërndarë në media një reagim zyrtar në lidhje me nisjen e hetimit nga ILD për videot e publikuara në Tik Tok në ambientet e zyrës së saj.

“Unë si gjyqtare e kam të ndaluar të komentoj, por do pres me qetësi verifikimin e kësaj situate”, thekson Kapedani, ndërsa thotë se publikimi i tyre ka qëllim dëmtimin e imazhit të saj.

“As si individ as si gjyqtare nuk jam krenare për videot e publikuara. Shpresoj që ky sulm mos të jetë ndaj meje sepse jam grua dhe nënë.
Ndërsa kërkoj ndjesë për cilindo që është ndjerë keq nga ato video”, shprehet gjyqtarja.

Postimi i plotë:

Qëndrimi im në lidhje me shpërndarjen e disa videove nëpër media.

Si gjyqtare në radhë të parë dhe si nënkryetare e Gjykatës ndjehem keq nga publikimi i këtyre videove vetëm për të më dëmtuar imazhin. Unë si gjyqtare e kam të ndaluar të komentoj, por do pres me qetësi verifikimin e kësaj situate.

As si individ as si gjyqtare nuk jam krenare për videot e publikuara. Shpresoj që ky sulm mos të jetë ndaj meje sepse jam grua dhe nene.
Ndërsa kërkoj ndjesë për cilindo që është ndjerë keq nga ato video.

Dua të theksoj me forcë se asnjë insinuatë apo përbaltje nuk do më influencojnë të jap drejtësi dhe të punoj ndershmërisht si deri më sot.

***

Videot e gjyqtares së Elbasanit duke pozuar në ambientet e gjykatës, por edhe ne makinë u publikuan një ditë më parë nga ‘Hashtag’ dhe më pas u shpërndanë në media.

Në njoftimin e ILD, e cila ka kërkuar nisjen e hetimit disiplinor ndaj kryegjyqtares, thuhet:

“Zyra e Inspektorit te Larte te Drejtësisë u njoh me materialet filmike të shpërndara në media mbi magjistraten E.K, kryetare e Gjykatës Elbasan.

Inspektori i Larte i Drejtësisë Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates për rastin”.