HOROSKOPI

Duhet te prisni deri ne daten 13 Tetor/ Astrologia Susan Miller paralajmeron keto 2 shenja horoskopi

Published

on

Binjaket

Tetori do të jetë një muaj kur gjërat do të rregullohen njëherë e përgjithmonë. Procesi për të arritur deri në atë pikë do të marrë kohën e vet dhe një sërë përpjekjesh sepse planetët në shenja kardinale (Dashi, Peshorja dhe Bricjapi) do të përplasen e do të përplasen kundër njëri-tjetrit për të krijuar një të ardhme të re dhe më të qëndrueshme për ju. Ky proces nuk do të jetë plotësisht i lehtë. Ju mund të jeni të prirur të largoheni kur gjërat bëhen të vështira, por kjo do të shkaktojë vetëm ngecje. Përparimi do të ndodhë vetëm kur të përfshiheni dhe të punoni në çështje të vështira. Kjo do të jetë e vërtetë për të gjitha shenjat këtë muaj, por ju jeni më me fat sepse keni Marsin në një shenjë zjarri si Dashi, që bashkohet mirë me shenjën tuaj të ajrit.

Planetët e këtij muaji do të zbulojnë pika të dobëta në marrëdhëniet tuaja, që ose do t’ju duhet t’i përmirësoni ose t’i jepni fund. Hënat e vështira të plota mund të jenë çelësi për një të ardhme më të ndritur sepse ato ekspozojnë gjithçka që duhet të dini. Nëse nuk keni bërë asgjë të gabuar, do të ndihmoheni nga universi. Nëse keni bërë një gabim, universi do t’ju shtyjë butësisht në rrugën e duhur – mirëpriteni rastin.

Hëna e plotë e 1 tetorit do të përqendrohet te një mik, një grup miqsh, komuniteti juaj në punë apo anëtarët ose menaxherët e një klubi/kursi që i përkisni, ose nëse zotëroni kompaninë tuaj apo jeni në një ndërmarrje të përbashkët me një kompani tjetër, fokusi mund të jetë në atë aleancë.

Ajo do të sjellë një marrëdhënie platonike në një kulm, por duket se do të jeni të mërzitur me dikë (ose një grup a kompani) për shkak se nuk ju kanë paguar paratë e premtuara. Sidoqoftë, gjasat janë që ju nuk do të largoheni, madje nëse është nevoja, do të tregoheni të zgjuar dhe do të punësoni një avokat.

Me hënën e plotë në Dash, Marsi kryeson këtu, por Marsi do të dalë kundër Plutonit, kështu që zgjidhja nuk do të jetë e thjeshtë ose e shpejtë. Disa herë mund të ndiheni sikur po luftoni për të humbur. Merrni kohën tuaj – Roma nuk u ndërtua brenda një dite.

Pala tjetër me të cilën do të përpiqeni të arsyetoni do të përpiqet t’ju frikësojë në mënyrë që të tërhiqeni. Marsi nuk do t’ju lejojë të ndaleni – vazhdoni të shtyni me besim përpara. Jini të përgatitur për zhvillime të papritura nga ky person ose grup njerëzish, pasi Urani do të jetë mjaft afër për të kundërshtuar planetin tuaj në pushtet, Mërkurin.

Hëna e re dhe Dielli do të bëjnë betejë me të njëjtët planetë që Marsi luftoi në hënën e plotë më 1 tetor – Jupiteri, Saturni dhe Plutoni. Ju mund të raportoni tejkalime të shpenzimeve për një projekt krijues dhe të keni probleme për miratimin e fondeve shtesë. Paratë do të jenë përsëri një pikë serioze grindjeje. Nëse jeni në proces të një divorci, mund të keni një betejë gjashtë-mujore përpara, dhe nëse dikush ju ka borxh një shumë të madhe, do të duhet ta merrni situatën seriozisht dhe të punësoni këshilltarin më të mirë ligjor që mund të përballoni. Në të njëjtën kohë, Urani do të vazhdojë të kundërshtojë Mërkurin, sundimtarin tuaj, kështu që do të duhet të jeni gati për një kthesë që nuk e prisnit nga pala tjetër. Pasja e një avokati të mprehtë, me përvojë dhe inteligjent do t’ju japë rezultat.

Për t’i bërë gjërat më të komplikuara, Mërkuri, sundimtari juaj, do të shkojë në prapavijë, nga 13 tetori deri më 3 nëntor, ndërsa Marsi është në prapavijë prej 9 shtatorit deri në 13 nëntor. Mërkuri dhe Marsi në prapavijë, vetëm sa do e bëjnë jetën tuaj të lëvizë më ngadalë se sa ka bërë deri më tani.

Kujdesuni për shëndetin e sidomos për mushkëritë, pasi ato janë pjesa më e dobët e trupit te Binjakët.

Planetët që orbitojnë më afër tokës janë Afërdita, Mërkuri dhe Marsi, dhe ne do të kemi dy nga këto tre prapavija, në të njëjtën kohë. Këto janë edhe planetët që ndihen më shumë nga gjithë të tjerët. Të thuash se do të rishikosh të kaluarën dhe do të identifikosh çdo problem me të cilin është dashur të jetosh gjatë muajve ose viteve të fundit është pak

Ky muaj mban dy Hënë të plota dhe e fundit do të ndodhë më 31 tetor. Përsëri, Urani do të trazojë gjërat dhe do t’i kundërvihet Diellit deri në ditën e fundit të muajit, që për ironi, përkon me Halloween-in.

Hëna do të jetë në kundërshtim me Diellin, duke i shtuar më shumë vështirësi këtij muaji. Pavarësisht industrisë në të cilën punoni, mund të keni ndërprerje të energjisë, një problem kompjuteri ose vështirësi të papritur me klientin tuaj. Jini të gatshëm për gjithçka.

Si Binjakë, ju jeni shenja më e shkathët, e adaptueshme, e zhdërvjellët dhe më fleksibël e zodiakut dhe të gjitha talentet tuaja do të hyjnë në lojë dhe do t’ju mbajnë përpara pjesës tjetër.

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2020: Binjakët dhe Gaforrja

Gaforrja

Tetori do të jetë një nga ata muaj ku do të tërhiqeni, shpejt dhe papritur, në fusha të ndryshme të jetës tuaj, dhe në secilin rast, do të kërkohet vëmendja juaj e menjëhershme.

Muaji fillon me një hënë të plotë në Dash, shtëpia juaj e dhjetë prestigjioze e nderimeve, çmimeve dhe arritjeve, më 1 tetor. Një çështje profesionale po vjen në kulm. Nëse jeni intervistuar për një pozicion të ri, tani mund të zbuloni nëse e keni fituar atë, ose mund t’ju jepet një promovim ose lavdërim i jashtëzakonshëm nga një njeri i rëndësishëm.

Sidoqoftë, ekziston një shqetësim në lidhje me këtë Hënë. Kjo Hënë e plotë është në Dash, kështu që Marsi, sundimtari i Dashit, do të marrë vëmendjen. Marsi do të jetë në konflikt të ashpër me Saturnin dhe Plutonin në shtëpinë tuaj të shtatë, duke treguar që konkurrenca për vendin e punës ose pjesën e tregut që dëshironi, do të jetë e ashpër. Ju mund të ndjeni se taktikat që përdorin konkurrentët tuaj nuk janë të drejta.

Nëse jeni i vetëpunësuar dhe synoni të merrni një klient të caktuar, së shpejti do të zbuloni se nuk jeni personi ose kompania e vetme që troket në derën e atij klienti. Prezantimi juaj do të duhet të jetë shumë vizionar, sepse Dashi është shenja e pionierit ose udhëtarit. Mendoni për teknika të reja dhe mënyra inovative për t’i bërë përshtypje klientit tuaj dhe për të inkurajuar biznesin.

Nëse jeni duke u përpjekur të gjeni një punë të re, do të duhet të sqaroni çdo keqkuptim që punëdhënsi i ardhshëm mund të ketë për ju. Nëse jeni në sektorin e shitjeve dhe po përpiqeni të arrini objektivat tuaja në shifra, jini të vetëdijshëm se konkurrentët tuaj do t’i ofrojnë të njëjtit klient marrëveshje mjaft tërheqëse, përtej asaj që është normale, këtë muaj. Ata madje mund të humbin para në marrëveshje për të marrë klientin.

Duket se keni mbështetje nga të paktën një person i nivelit të lartë me ndikim, prandaj qëndroni të sigurt. Për më tepër, Afërdita – një planet financiar, veçanërisht i lidhur me produkte interesante për gratë – do të udhëtojë përmes sektorit tuaj të pagave dhe do të jetë në komunikim të drejtpërdrejtë me Marsin, në shtëpinë tuaj të famës dhe nderimeve.

Këtë muaj ju mund të merrni punën ose të zhvilloni një biznes të ri. Mos lejoni që pengesat t’ju ndalojnë, lejoni që ato t’ju bëjnë më të zgjuar dhe më kreativ. Ju me siguri do të jeni të motivuar për të ndërtuar reputacionin tuaj dhe për të fituar më shumë para, dhe kjo është më shumë se gjysma e betejës drejt shënimit të një fitoreje.

Shtëpia juaj mund të ketë nevojë për vëmendje në Hënën e re më 16 tetor, kur mund të kërkoni të blini, shisni ose merrni me qira një pronë. Ju mund të keni fat të gjeni një vend të ri për të jetuar, por para se të merrni një vendim, mendojeni me kujdes.

Përndryshe, është e mundur që ju do të jeni duke menduar për një prind ose një ose më shumë anëtarë të tjerë të familjes, dhe ndoshta po punoni për të gjetur mënyra për të qenë të dobishëm, ndoshta duke ftuar nënën ose babanë tuaj të jetojnë me ju, apo ndoshta do të vendosni të merrni një shok dhome. Çfarëdo që po ndodh në shtëpi duket se është stresuese dhe kërkon shumë vëmendje, por shefi juaj nuk do t’ja dijë për këto probleme. Ju do të ndjeni presion për të qenë i pranishëm tek të dyja, edhe puna, edhe familja.

Në një muaj që duket se sjell pengesa në çdo hap, pengesa e vetme që mund të hasni në Hënën e re në mes të muajit më 16 tetor është të bindni bashkëshortin, shokun e dhomës, fëmijët, vjehrrën ose ndonjë tjetër anëtarët e familjes të bien dakord për planet tuaja. Ndikimi nga ata me të cilët jetoni mund të jetë i fortë, prandaj shkruani pikat tuaja dhe jini të gatshëm të jeni bindës. Një hënë e re krijon një prirje të gjatë dhe kjo mund të zgjasë deri në shkurt 2021.

Në të njëjtën kohë që do të konsumoheni me çështje shtëpie ose familjare, jeta juaj e punës do të jetë kërkuese, kështu që do t’ju duhet të “mashtroni” dy botët tuaja, publike dhe private. Mos e mbingarkoni orarin tuaj në mes të muajit dhe nëse keni nevojë, kërkoni ndihmë në shtëpi dhe zyrë.

Marsi nisi të jetë në prapavijë më 9 Shtator dhe do të jetë deri më 13 nëntor, në krye të grafikut tuaj në shtëpinë tuaj të dhjetë të nderimeve, çmimeve dhe arritjeve. Që nga fundi i qershorit, ju jeni përqendruar fort në punën tuaj, të vendosur për të lënë gjurmët tuaja, dhe po e arrini mjaft mirë këtë. Farat që ju po mbillni tani do të fillojnë të japin fryte në tremujorin e parë të 2021.

Brenda prapavijës së Marsit, kopjuesi i vogël, Mërkuri, do të shkojë gjithashtu në prapavijë, nga 13 tetori deri në 3 nëntor. Planetët që ne ndiejmë më shumë kur janë në prapravijë, janë Afërdita, Marsi dhe Mërkuri, dhe këtu, kemi dy prej tyre. Të gjithë kudo do të ndiejnë ngadalësimin. Thjesht ndiqni detyrat rutinë, por mos filloni ndërmarrje ose marrëdhënie të reja. Sfidat e tetorit nuk do të kenë mbaruar ende.

Ky muaj mban dy hënë të plota dhe e dyta përfundon me 31 tetor, shenjë që përkon me Demin, e cila përgjithësisht shkrihet mirë me Diellin tuaj të Gaforres.

Urani dhe Hëna e plotë do të sjellin trazira të mundshme me një mik. Ai shok mund të thotë ose të bëjë diçka që të lë të tronditur, diçka që nuk të duhet për një muaj si ky. Jini zemërgjerë dhe falni – asgjë nuk do të duket normale në tetor. Nëntori është përpara dhe ai do të jetë një oaz qetësie.

Në hënën e plotë të 31 tetorit, Urani gjithashtu do të kundërshtojë drejtpërdrejt Diellin, duke treguar probleme me dikë me të cilin po dilni ose me një nga fëmijët tuaj (ose një shtatzëni që nuk e prisnit). Dielli zotëron të ardhurat tuaja personale, kështu që ka të ngjarë të shfaqet një shpenzim që nuk e keni parë të vijë.

Hëna zotëron Gaforren dhe gjendjen tuaj në shtëpi, të cilat mund të jenë vendi ku do të tërhiqet vëmendja juaj.

Një fjalë e fundit: Me Plutonin që shkon në pozicion normal në 4 tetor, nëse jeni beqar, do të filloni të shihni jetën tuaj të dashurisë të lulëzojë, dhe ky do të jetë një bekim.

Exit mobile version