Aktualitet

Duma takon të rinjtë e Kavajës: Rinia entuziaste për programin e PD-së, do ndryshojmë Shqipërinë së bashku

Published

on

Ish-deputetja e PD-së Grida Duma zhvilloi një takim në një lagje tradicionale në qendër të qytetit të Kavajës me qytetarë,  të cilët shprehën problematikën  e një Bashkie të lënë pas dore!  Duma qartësoi programin ekonomik të Partisë Demokratike, ku u theksua se pushteti lokal nuk do të ketë më mundësi të taksojë bizneset e vogla dhe të mesme më shumë se 5% të xhiros    Nga ana e saj, u qartësua se në zonat e varfra të periferisë së Kavajës do të dyfishohet ndihma ekonomike për familjet në nevojë. Shumë të rinj prezent në takim, sipas PD-së, treguan entuziazëm për subvencionimin e tarifës në Universitete, sepse vijnë nga familje me të ardhura shumë të ulëta dhe pamundësia ekonomike është mbytëse.

Exit mobile version