Connect with us

Ekonomi

Durrës – Anijet me flamur shqiptar do të pajisen me sistem gjurmimi

Published

on

Anijet tragetare të çdo lloji, të cilat lundrojnë me flamur shqiptar, tani do të pajisen me një sistem të veçantë identifikimi dhe gjurmimi me rreze të gjatë veprimi. Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar marrjen e kësaj nisme, në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga aderimi në Organizatën Ndërkombëtare Detare dhe në Konventën Ndërkombëtare Detare për Shpëtimin e Jetës në Det. Drejtoria e Përgjithshme Detare ka përcaktuar edhe fondin e nevojshëm që do të përdoret për prokurimin e pajisjeve, të cilat më pas do të instalohen në çdo anije.