Aktualitet

Durrës – Arrestohet shtetasi italian, u kap me 6,1 kg lëndë narkotike

Published

on

Policia e Shtetit në Portin e Durrësit ka vënë në pranga një shtetas italian, i cili u kap në tentativë për të trafikuar drejt Italisë një sasi lënde narkotike. Droga e llojit marijuanë, me peshë pak më shumë se 6 kilogramë, u zbulua e fshehur në autoveturën e tij, gjatë kohës që ai ishte duke kryer procedurat e imbarkimit në traget, për të lundruar drejt vendlindjes.

Exit mobile version