Lajme

Durrës: Gjyqi për Velierën shtyhet.

Published

on

Shtyhet seanca gjygjësore për çështjen Veliera. Gjykata e Faktit dhe ajo Administrative kanë vendosur pezullimim e punimeve në zonën A arkeologjike, vendime të cilat janë ende në fuqi.

Në kushtet kur punimet janë bllokuar prej muajsh të tërë, bashkia Durrës i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë që të vendosë heqjen e vendimit të pezullimit për ti hapur rrugë vazhdimit të punimeve.

Sot në mesditë u zhvillua seanca gjyqësore për të shqyrtuar kërkesën e Bashkisë, seancë e cila u zhvillua me dyer të mbyllura.

Gjyqtari i çështjes Petraq Curi vendosi shtyrjen e gjykimit për shkak se kërkoi kohë që të studiojë më mirë relacionin e Ministrisë së Kulturës lidhur me këtë projekt i cili i hap rrugë vazhdimit të punimeve si dhe dokumentave të organit të akuzës.

Pas zhvillimit të seancës, ambjentalisti Sazan Guri, deklaroi tendencën për të gjunjëzuar gjyqësorin nga ana e pushtetit ekzekutiv.

Ndërsa avokatja Mirela Jorgo theksoi se relacioni i Ministrisë së Kulturës është shumë i thatë.

Ajo insiston në kërkesën për bllokimin fare të punimeve të projektit Veliera.

Në bazë të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë duket se do të orientohet edhe Gjykata Administrative në vendimin e saj po për këtë çështje.

Exit mobile version