Connect with us

Lajme

Durrës – Mbeturinat urbane të hedhura ngado pranë Vilës së Mbretit Zog

Published

on

Mbetjet urbane të papastruara përbëjnë problem për këdo qytetar, kudo ku ato ndodhen. Megjithatë, në rast se mbetjet janë pranë qendrave historike apo edhe zonave të cilat vizitohen shpesh nga turistët, problemi bëhet edhe më i madh. Në qytetin e Durrësit, një prej qendrave të veçanta të trashëgimisë sonë kulturore-historike, siç është Vila e Mbretit Zog, gjendet fare pranë një pike të hedhjes së mbetjeve urbabe, që cilat kanë kohë pa u pastruar. Gjendja e rëndë e krijuar ka sjellë shqetësim tek banorët, ndërkohë që nuk përbën aspak imazhin e duhur edhe për vizitorët e huaj.