Connect with us

Kulture

Durrës – Vjen për lexuesit vëllimi i tretë i librit “Vlerat e qytetit tim”

Published

on

“Vlerat e qytetit tim” është një libër, i cili përmbledh figurat më të njohura që ndër shekuj kanë kontribuar për qytetin e Durrësit. Autori Bashkim Kadiu, me shumë përkushtim dhe punë të palodhur, ka ditur të mbledhë dhe të bëjë bashkë njerëzit më të shquar të qytetit. Tani ai vjen për lexuesit, të cilët duan të njohin këtë dimension të ri të historisë së Durrësit, dimensionin e njerëzve që bënë qytetin, me vëllimin e tretë të këtij libri, vëllim ky që prek periudhat e movonshme të zhvillimit të qytetit.