Bota

DW: Politika e jashtme e SHBA nuk ndryshon as me president të ri

Published

on

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas paralajmëron Europën e Gjermaninë nga iluzioni, se një president i ri amerikan do ta ndryshojë politikën e jashtme të SHBA. Ndërkohë presidenti Trump paraqitet i sigurtë në fitore.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas (SPD) nuk pret kthesë në politikën e jashtme amerikane, edhe nëse vjen një president i ri amerikan. Për mediat gjermane “Rheinischen Post» dhe «General-Anzeiger» (27.07) Maas ka paralajmëruar nga iluzioni si Gjermaninë edhe Europën, se në rast të humbjes së zgjedhjeve të presidentit amerikan do të ketë ndryshime në politikën e jashtme amerikane. „Kush pret tani në Europë vetëm për ndryshimin në Shtëpinë e Bardhë, duhet të përgatitet, që edhe në këtë rast nuk ka për të qenë më aq e rehatshme si dikur”, citon agjencia gjermane e lajmeve, dpa ministrin gjerman.

Sipas ministrit të Jashtëm Maas, politika amerikane si në fushën e jashtme edhe atë të sigurisë ka ndryshuar, dhe kjo jo që nga koha që Trump ka ardhur president. Rolin si polici i botës, SHBA nuk do ta luajë më si në masën e dikurshme, tha Maas. Europa duhet të shohë vetë, se çfarë duhet të bëjë për sigurinë e saj. Por SHBA mbetet partneri më i rëndësishëm i Gjermanisë jashtë Europës, prandaj përpiqemi për të ardhmen e marrëdhënieve, megjithë dallimet, thekson Maas.

Ndërkohë 100 ditë para zgjedhjeve në SHBA, presidenti Donald Trump paraqitet më se i sigurtë në fitoren e tyre pavarësisht vlerave të sondazheve. Të dielën (26.07), Trump shkroi në Twitter, se për fushatën e tij zgjedhore ka më shumë entuziazëm, se në vitin 2016. Rivali i tij, Joe Biden nuk ia del të ndezë entuziazmin, sipas Trump. „Shumica e heshtur do të flasë më 3 nëntor!!!”, tha ai. Sipas Trump sondazhe të gabuara dhe „fake neës” nuk do ta shpëtojnë „të majtën radikale”. Sipas shtabit zgjedhor të Donald Trump, rezultatet e dobta në sondazhe lidhen me atë, se republikanët janë në to më pak të përfaqësuar.

Televizioni CNN publikoi të dielën një sondazh, sipas të cilit Donald Trump në tre shtetet federale më të synuara, qëndron pas sfiduesit të tij, Joe Biden: Floria, Arizona, Michigan. Në të tre këto shtete federale, Trump kishte fituar në vitin 2016. Edhe në sondazhet mbarëkombëtare, Trump ndodhet pas sfiduesit të tij, Joe Biden. Por këto sondazhe nuk kanë fuqi të madhe domethënëse në SHBA, për shkak të sistemit të komplikuar zgjedhor. Në fund është shumica e 270 zgjedhësve të njohur si “electors” nga shtetet federale që është vendimtare për fitoren, jo shumica e votave. /DW

Exit mobile version