Nuk ka nevojë të harxhoni kohë të tepërt për të siguruar se keni një kopsht me bimë të shkëlqyeshme.

Ekzistojnë disa mënyra të thjeshta për ta marrë në dorë oborrin tuaj gjatë kohë së pranverës shpejt dhe natyrshëm së bashku me mënyrën e mirëmbajtjes së tij gjatë këtij sezoni.

 

Për të ndaluar barërat e këqija: Spërkatni me uthull

Mysafirë të padëshiruar po mbijnë në mes të kopshtit tuaj? Për të larguar barërat e këqija, thjesht spërkatini ato me uthull të bardhë, këshillon Kyle Tingley, ekspert për kujdesin e lëndinës në TheBackyardMaster.com.

“Acidi në uthull prish barërat e këqija dhe sistemin e tyre rrënjor, duke i eliminuar brenda një dite pas aplikimit”, thotë ai. “Kërkoni uthull me një aciditet prej pesë për qind deri në dhjetë për qind në etiketë”. Thjesht mbushni një shishe spërkatëse me dy gota uthull dhe dy lugë çaji me sapun enësh, në mënyrë që përzierja të ngjitet në barërat e këqija.

Për të gjelbëruar barin: Ujit më pak

“Ujitje të rralla, por më të thella ndihmojnë barin të rritet rrënjë më të forta, duke e bërë kopshtin tuaj më tolerante ndaj thatësirës”, thotë Tingley. Synoni jo më shumë se dy deri në tre seanca ujitje me rreth 20 minuta në javë. /Telegafi/