
Eksperti mjeko-ligjor nga Tirana ka mbërritur në morgun e Gjirokastrës për të bërë autopsinë e trupave të dy elektriçistëve që ndërruan jetë pasi makina me të cilën ata udhëtonin përfundoi në lumin Drino.
Nga autopsia pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore që do të përcaktojnë shkakun e vdekjes së tyre.
Ndërkohë përpara morgut janë grumbulluar familjarë të shumë të dy viktimave.
Dy punonjësit e OSHEE kanë tentuar që të kalojnë lumin me makinë, por fatkeqësisht rrjedha e lumit ka marrë para makinën duke bërë që të jetë fatale për jetën e tyre.tpz.al