Connect with us

HOROSKOPI

Dy shenjat më me fat për sot, e martë 13 tetor 2020

Published

on

DEMI

Optimizmi dhe pozitivizmi do ju shoqërojë çdo moment sot dhe do tërhiqni simpatinë e të gjithëve. Edhe pse planetët nuk do jenë të vendosur shumë mirë në qiellin tuaj të dashurisë, ju do bëni çmos të ruani një klimë të qetë dhe të ngrohtë. Ju beqarët doni vërtet të binin në dashuri, po do keni edhe frikë nga ajo që do iu presë. Gjithsesi sot do keni takime për të cilat ia vlen të rrezikoni. Sipas Dritare.net, në punë do bëheni aleat me një koleg që ka shumë njohuri dhe do arrini më lart nga sa keni menduar. Merkuri do të influencoje tek financat. Ai do iu bëjë më inteligjentë dhe më të kujdesshëm me menaxhimin e tyre.

VIRGJERESHA

Sot do jeni më të dëgjueshëm dhe do ua vini veshin mirë këshillave të miqve. Kjo do ju ndihmojë të dilni nga situatat e vështira. Për ju që keni një lidhje ambienti do jetë shumë i favorshëm. Marrëdhënia me partnerin do forcohet edhe më tepër dhe do merrni vendime të rëndësishme. Nëse jeni të vetmuar nuk duhet të nxitoheni për të krijuar një lidhje. Vini arsyen para zemrës sepse përndryshe mund të vuani më vonë. Në punë, për shkak të mungesës së disa kolegëve, nuk do arrini dot t’i çoni deri në fund projektet e nisura, por ama do ndiheni të qetë pasi e keni bërë pjesën tuaj. Buxheti nuk do jetë i mirë. Do iu duhen lek për disa shpenzime të paparashikueshme, por financat nuk do ua lejojnë.