Kronike

Dy të proceduar në Durrës, njëri vendosi shezlongë dhe tendë pa leje, tjetri ndoti ambientin nga pularia

Published

on

Strukturat e Policisë vijojnë operacionet kundër krimeve mjedisore dhe për goditjen paligjshmërisë në të gjitha fushat.  Procedohet penalisht 1 shtetas, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Ndërtim i paligjshëm”, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për veprën penale “Ndotja e ajrit”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, proceduan penalisht shtetasin:

 

  1. I., 45 vjeç, banues në fshatin Gjuricaj, Ishëm, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, ka vendosur shezlongë në rërë dhe ka ndërtuar një tendë pa lejen e organeve kompetente, duke pushtuar hapësirën publike.

 

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. D., 28 vjeç, administrator i një pularie në Xhafzotaj, pasi në një parcelë toke ka hedhur mbetje të pularisë, duke shkaktuar ndotje të ambientit.

Exit mobile version