Connect with us

Showbizz

Dyqani i njohur H&M: muzikë dhe balet, për rihapjen pas situatës së COVID-19

Published

on

Më 25 Prill, u njoftua për mbylljen e aktivitetit si kudo në Itali, për shkak të masave anticovid. Por, këtë mëngjes, muzikë dhe balet për të festuar rikthimin e aktivitetit dhe rrezikun e shpëtuar. Në Bari, megjithëse me disa pikëpyetje, dyqani H&M, në Sparano ka ngritur përsëri qepenin e tij. Për të përshëndetur rihapjen, një grup të rinjësh dhe të reja, kanë improvizuar një festë të vërtetë. Të gjithë të rreshtuar para hyrjes, ata kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës  me një koreografi të thjeshtë e krijuar për këtë rast, por që në mënyrë të pashmangshme  përfshiu  klientë dhe kalimtarët. Në videot që u shpërndanë më pas menjëherë në rrjetet sociale, shihen që të gjithë brenda dyqanit, ishin me maska dhe doreza, rregull ky që lejon aktivitetet të punojnë. Kjo festë e thjeshtë,  ishte mënyra që kishte zgjedhur dyqani i famshëm i modës H&M, në Bari Itali, për këtë rikthim, pas mbylljes disa mujore, për shkak të COVID-19