
Një 31 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Sarandës, pasi dyshohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur.
Sipas policisë, është shpallur në kërkim E. S., 31 vjeç banues në Sarandë, pasi një e mitur 16 vjeçe ka bërë kallëzim se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë janë referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. S., 31 vjeç banues në Sarandë, pasi një shtetase e mitur 16 vjeçe ka bërë kallëzim se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.