Connect with us

Aktualitet

Dyshohet se abuzoi seksualisht me gruan me probleme mendore dhe e la shtatzëne, lihet në burg 20-vjeçari

Published

on

Gjykata ka lënë në burg 20-vjeçarin Klavio Karuni, i arrestuar për abuzim seksual me 43-vjeçaren me probleme mendore.

Ngjarja ndodhi tre ditë më parë në fshatin Miras të Devollit.

Policia arrestoi Karunin, pasi 43-vjeçarja pas vizitës në spitalin e Bilishtit rezultoi gjashtë muajshe shtatzënë.

Kjo e fundit deklaroi në polici se Karuni kishte abuzuar seksualisht me të. Policia inbformon se autori në prani të avokatit ka pranuar faktin që ka kryer marrëdhënie me 43-vjeçaren.

Pas kërkesës së prokurorisë, ai ka marrë masën e ‘arrestit me burg’ nga Gjykata e Korçës.

Ndërkohë që pritet të kryhet analiza e ADN për atësinë e fëmijës. Gjyqtare e çështjes ka qenë Luljeta Kole ndërsa prokurore Odeta Todorushi.