Connect with us

Aktualitet

Dyshohet se i hoqi respiratorin të infektuarit me COVID-19, përfundon në burg shqiptari

Published

on

Spiro M., një shqiptar 60-vjeçar, mori u dërgua për në burgun Korydallos, për shkak se akuzohet për vrasjen e një pacienti me koronavirus.

Krimi i rëndë ndodhi mesnatën e 7 prillit, ku shqiptari ishte së bashku me viktimën në një dhomë ku kuroheshin për koronavirus.

Mësohet se shqiptari i bezdisur nga zhurma që bënte respiratori i 76 vjeçarit grek E.S i cili ishte në intubim, dyshohet se i ka hequr prizën kësaj pajisje duke shkaktuar vdekjen e të moshuarit.

60-vjeçari shqiptar, pasi u rikuperua nga koronavirusi, kërkoi falje megjithatë kjo nuk e shpëtoi nga burgu.

Sipas informacionit, shqiptari këmbënguli në versionin e tij se nuk ka asnjë lidhje me çështjen, ai tha se ishte në gjumë dhe nuk e kuptonte se çfarë ndodhi, megjithatë ai nuk mund të jepte shpjegime bindëse se si u gjet gjurmët e gishtit në pajisjen mbështetëse respiratore që ai kishte hequr.