Aktualitet

Dyshohet se i përket Arjan Salës, trupin e pajetë e pa vetëm xhaxhai i tij, çfarë thotë Policia e Tiranës. Dërgohet në morg për ekspertizë

Published

on

Është nxjerrë trupi i pajetë i Arjan Salës. Burime bëjnë me dije se trupi i pajetë është nxjerrë nga magazina rreth orës tre të mëngjesit.

Trupi i të riut është dërguar në morg, ku do të kryhen dhe veprimet e tjera hetimore. Trupi është parë vetëm nga xhaxhai i tij, dhe ka disa dëmtime në strukturë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Tek “Casa Italia” si rezultat i kërkimeve intensive, të pandëprera, nga zjarrëfiksit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm zjarrëfiksit bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala, 32 vjeç, i cili ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Exit mobile version