Aktualitet

Dyshohet se përndoqi katër vite një grua, arrestohet 47 vjeçari në Krujë

Published

on

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një grua.

Policia e Krujës bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet L.T., banues në Krujë.

Ai dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme (rreth 4 vite) ka përndjekur shtetasen me inicialet E.Q.

Deri me tani nuk dihen detaje nga ngjarja në fjalë, ndërsa policia po heton rreth rastit.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L.T., 47 vjeç, banues në Krujë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme (rreth 4 vite) ka përndjekur shtetasen E.Q.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version