Aktualitet

E denoncoi bashkëshortja, e rikthejnë në qeli. Policia jep detajet mbi ngjarjen

Published

on

Dhuna ndaj bashkëshortes i ka kushtuar rikthimin në qeli një personi në Konispol.

Policia bën me dije se ka ndaluar shtetasin me inicialet K. T., banues në fshatin Xarrë, Konispol.

Mësohet se ai është denoncuar nga bashkëshortja pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, për më tepër duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Tashmë ai do hetohet edhe për veprat penale “Dhuna në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Ndërkaq, shërbimet e Policisë Sarandë dhe të Stacionit Livadhja, arrestuan në flagrancë shtetasit: A. K., 53 vjeç dhe I. Xh., vjeç, banues të dy në Delvinë.

“Këta shtetas, dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në një hapësirë të pyllëzuar në vendin e quajtur “Koçat”, në fshatin Leshnicë”.

Po nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. R., 34 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale ”Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi ditën e djeshme, punëtori i tij, shtetasi K. K, është rrezuar duke kryer punime në një ndërtesë, në Ksamil.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version