
Gjykata Themelore në Prishtinë gjatë senacës së sotme ka caktuar masën e paraburgimit prej 40 ditësh për Fjolla Morinën. Masa e paraburgimit të këngëtares do të llogaritet prej momentin ku ajo u arrestua më 17 korrik 2021.

Arrestimi i Morinës u bë në shtator të vitit të kaluar, në pikën e kalimit kufitar Morinë, pasi asaj në çantë iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë.
Bashkë me këngëtaren u arrestua edhe biznesmeni Fisnik Syla, me të cilin Fjolla u martua në Maldive gjatë periudhës kur ishte në kërkim nga Interpol.