Aktualitet

E dhunuan me grushte brenda zyrës, pastaj e qëlluan me armë, si ndodhi plagosja e sekretarit të PD, emrat e autorëve të dyshuar

Published

on

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e sekretarit të Partisë Demokratike në Kavajë, Bledar Okshtuni.

Policia ka shpallur në kërkim tre persona, të cilët akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, të kryer në bashkëpunim.

Përveç Ndriçim Jonuzi (Tahiri), i cili qëlloi me pistoletë në këmbë Okshtunin, janë shpallur në kërkim edhe 29-vjeçarët Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla.

Troplini dhe shtylla kanë qenë të parët që kanë nisur sherrin.

Balkan Web raporton se ata kanë hyrë në zyrën elektorale të PD dhe e kanë dhunuar me grushte sekretarin demokrat.

Më pas, ka shkuar Jonuzaj dhe e ka qëlluar me pistoletë, duke e lënë të plagosur

Exit mobile version