Aktualitet

“E dua Samsung, jo Iphone”, zbardhen përgjimet, avokatja i çoi Rovena Vodos celularin 550 €

Published

on

Detaje të reja kanë dalë nga përgjimet e SPAK lidhur me arrestimin e ish – zv ministres Rovena Voda e akuzuar për korrupsion.

Në dosjen e prokurorisë të siguruar nga  Abcnews.al, del edhe dëshmia e bërë nga avokatja Florida Beu, për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme kundrejt një pagese rreth 1 mijë euro dhe përfitimeve të tjera.

Lidhur me këtë përfitime, sipas dëshmisë së Florida Beut ajo ka dëshmuar se do t’i blinte edhe një telefon Rovena Vodos. Madje kjo e fundit e kishte specifikuar edhe markën e celularit.

Florida ka thënë se Rovenës i bleu “Samsung” pasi nuk preferonte “Iphone”.  Kështu Florida ka blerë një “Samsung” me vlerë 550 euro që e ka marrë me ulje në një dyqan.

Exit mobile version