Aktualitet

E fshehën dy ditë dhunën barbare ndaj të riut në mes të lokalit, reagon më në fund Policia e Krujës: Kemi shoqëruar disa të dyshuar…

Published

on

Policia e Krujës ka reaguar më në fund lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në ambientet e një lokali, ku persona të armatosur kanë dhunuar një të ri, i cili përfundoi në spital. Edhe pse në ditën kur ndodhi ngjarja nuk pati asnjë reagim, Policia thotë se ka shoqëruar disa persona të dyshuar, duke iu referuar pamjeve filmike, të cilat dolën sot dhe në media. 

Mbetet e paqartë se pse Policia që njofton edhe për grabitje ordinere, apo vjedhës biçikletash, e ka fshehur dy ditë këtë ngjarje, dhe reagon vetëm pas nxjerrjes së pamjeve nga mediat. Në video shihet dhe një makinë Policie që kalon jashtë lokalit në momentin kur ndodh kjo skenë kriminale, por nuk ka bërë asnjë ndërhyrje.

Exit mobile version