
Prej disa kohësh, Loredana dhe Mozzik po shfaqin dashurinë e tyre publikisht.
Reperja e njohur është shumë aktive në rrjete sociale, veçanërisht në Instagram. Ajo herë pas here ndan imazhe nga jeta e përditshme dhe karriera në llogarinë e saj.
Së fundmi, Loredana ka postuar në Instastory imazhe të ndryshme të Mozzik të cilat janë të bëra ndër vitet e fundit, kohë ajo kur fansat nuk dinin ende asgjë për ribashkimin e tyre.
Më poshtë mund t`i shikoni fotografitë dhe videot e publikuara nga vetë reperja në Instastory.