Shendeti

E keni tepruar me ushqimin dhe alkoolin për pushime? Dieta detox 3-ditore që ju sjell në vete

Published

on

Dieta detox e tre ditëve frymëzohet nga ideja e dr.Oz: Dieta Total 10. Megjithatë, është mirë të keni diçka të qartë: kjo dietë parashikon një regjim ushqimor proteinik, totalisht pa karbohidrate dhe për këtë arsye do të jetë e nevojshme të mos e teproni shumë me ditët. Në fakt, çdo mjek dhe studim pranon se për trupin dhe organizëm është absolutisht i nevojshëm një ekuilibër i karbohidrateve dhe proteinave, kështu që ato nuk mund të eliminohen plotësisht. Për këtë arsye, dieta detox e 3 ditëve do të jetë e përsosur sepse vaktet me regjim total proteinik do të jenë pak dhe organizmi do të pastrohet nëse ju së fundi e keni ekzagjeruar me ushqimet e pashëndetshme dhe alkoolin.

Si funksionon dieta detox 3-ditore?

Natyrisht, motoja është të pini shumë dhe shpesh: që në mëngjes një gotë ujë me lëngun e gjysme limoni ose një limoni të tërë për të filluar ditën në mënyrën më të mirë të mundshme. Smoothie-t dhe lëngjet e frutave dhe perimeve sigusrisht që duhet t’i përgatisni vetëm me qumësht bimor.

Ndjeni uri gjatë ditës? Frutat e thata do të jenë aleati juaj. Jemi në sezonin e verës dhe nëse preferoni diçka të freskët, provoni kombinimin e kastravecit me finokun.

Çfarë të hani gjatë drekave dhe darkave? Dritë jeshile ndaj proteinave, por kurrë mos i kaloni 150 gr: mish, peshk, sallame pa yndyrë dhe vezë. Duke qenë një dietë proteinike, nuk do të keni mundësi të merrni karbohidrate, prandaj do të jetë e nevojshme t’i shoqëroni vaktet e mishit apo peshkut me një sasi të mirë perimesh. I pamungueshëm do të jetë vai i ullirit, por mos e teproni: vetëm një lugë gjelle.

Exit mobile version