Shendeti

E pabesueshme/ Ndërron jetë nga Covid-19 bashkëshorti i gazetares së ‘STOP’, vetë punonte si montazhier dhe sapo ishte bërë baba i një vajze

Published

on

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot duke tronditur gjithë qytetin e Elbasanit, por jo vetëm. Julian Buzo 35 vjeç ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Ai mori kurim prej disa ditësh në spitalin e Elbasanit, por kur gjendja u rëndua, u nis drejt Tiranës. Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe sakrificës së tij, ai nuk mundi ta mposhtë virusin.

 

Juliani la pas shumë dhimbje e lot, duke hidhëruar pa masë familjen e tij dhe gjithë të afërmit, miqtë dhe kolegët. Julian Buzo sapo ishte bërë babai i një vajze.

Ai e nisi karrierën e tij në median lokale në Elbasan. Ishte bashkëshorti i gazetares së njohur Odeta Gjevori e cila punon për emisionin “Stop” në TV Klan.

Prej vitesh Juli punonte si montazhier në Tv Klan. Stafi i newbomb i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Buzo për këtë humbje të madhe.

Exit mobile version