Connect with us

Aktualitet

E PAPRITUR/ Pritej të niste procesi, kryevaksinuesit të Vlorës i bie të fikët, niset me urgjencë drejt spitalit

Published

on

Një incident është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, ku pritet të nisë procesi i vaksninimit për bluzat e bardha, e ku do të jetë i pranishëm dhe kryeministri i vendit Edi Rma.

Mësohet se krye- vaksinuesit Piro Bregaj në Vlorë, i ka rënë të fikët në ambientet e Pallatit të Sportit, dhe më pas është shoqëruar me ambulancë për në spitalin rajonal të Vlorës. Nuk dihet ende nga se ka ardhur gjendja e të fikëtit te vaksinuesit Bregaj, por shpresojmë që situata e tij të jetë e qendrueshme.

Kujtojmë se ekipi i vaksinuesve është trajnuar për këtë proces. Pas Tiranës, vaksinimi nisi fillimisht në Shkodër, ndërsa sot do të vijojë në Vlorë. Bëhet fjalë për 1500 doza dhe 745 persona që do të vaksinohen si pjesë e stafeve mjekësore.