Connect with us

Itali

E pazakontë: Aktivisti nga Bari i jep live ftesën ministrit për në dasmë

Published

on

Luigi Di Maio, Ministri i Jashtëm është ndodhur  në Bari, për një takim elektoral në mbështetje të kandidates  Antonella Laricchia, ku është përballur me një të papritur nga një aktivist nga Bari, i cili e ka ftuar për në dasmën e tij.

 

Një ftesë e veçantë për Ministrin e Jashtëm Luigi Di Maio për të marrë pjesë në dasmën time, e shtyrë për shkak të  covid-19, thotë aktivisti.  Fabio Martino, një inxhinier elektronik 31-vjeçar nga Bari, por banor në Milano dhe aktivist i “M5S”, priti që ministri të përfundonte takimin, për t’i dorëzonte një zarf për ‘pjesëmarrje’ në ngjarjen më të lumtur të jetës së tij.  “Carmela dhe unë duhet të ishim martuar – shpjegon Martino – 26 qershorin e këtij viti, por ne e shtymë gjithçka për 29 tetor 2021, për shkak të situatës së krijuar”. Ceremonia e dasmës do të zhvillohet në Bazilikën e San Nicola, ndërsa pritja do të bëhet në një sallë në provincë. Ndërkohë, ftesa “simbolike” është gati”, tha i riu duke ju drejtuar ministrit. //telebari//