Connect with us

Kuriozitete

E pazakontë! Kufoma e balenës gjigante del në Itali…

Published

on

Kufoma e një balene, e cila besohet të jetë një ndër më të mëdhatë të gjetura në Mesdhe, u zbulua në brigjet e Italisë së jugut. Zhytësit e rojes bregdetare e gjetën balenën të dielën në afërsi të portit të Sorrentos, pranë Napolit. Mësohet se ata arritën te kufoma e saj nga një balenë më e vogël që kishte një sjellje të çorientuar në det.

Pak kohë pasi e zbuluan në ujë, trupi i gjitarit që peshonte rreth 70 ton, doli në sipërfaqe dhe zyrtarët vendosën që të ndërmerrnin operacionin për tërheqjen e saj në breg. Dy anije u angazhuan në operacion dhe trupi i balenës u nxor në breg orët e vona të së martës. Roja bregdetare e transportoi më pas balenën e ngordhur nga Sorrento për në portin e Napolit.

Roja bregdetare po monitoron për balenën tjetër që i çoi ata te kufoma, pasi u zhduk në det.

Autoritetet italiane thanë se kjo ishte me gjasë një prej balenave më të mëdha të gjetura ndonjëherë më parë në këtë rajon./A.A