Connect with us

Aktualitet

E përndjek me 13 profile false për një takim, arrestohet 27 vjeçari.

Published

on

Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se kanoste në mënyrë të vazhdueshme një shtetase.

Shtetasi Igli Paskali kishte hapur 13 profile falco në rrjetet sociale.

“Nëpërmjet mesazheve që dërgonte nga këto profile të rrjeteve sociale, ky shtetas ngacmonte në mënyrë të vazhdueshme shtetasen në Tiranë, me të cilën ka realizuar dhe një takim, duke u prezantuar me identitet të rremë.

Pas një hetimi disa mujor Policia e Tiranës finalizoi operacionin e quajtur “Takimi” duke arrestuar shtetasin Igli Paskali, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ai dyshohet se ka konsumuar veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Përndjekja”. njofton policia.

Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit kibernetik.

Finalizohet operacioni policor i koduar “TAKIMI”.

Vihet në pranga një 27-vjeçar.

Nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u realizua operacioni policor “TAKIMI”.

Pas një hetimi disamujor, duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka kryer hetime të plota dhe të shpejta në lidhje me kallëzimin e marrë nga një shtetase, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Përndjekja”.

Pas kryerjes së hetimeve, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka ekzekutuar urdhrin e ndalimit të Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I. P., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Për këtë shtetas është caktuar urdhri i ndalimit, pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Përndjekja”.

Materiali hetimor i ndjekur nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se ky shtetas kishte hapur një numër të madh profilesh të rrjeteve sociale me të dhëna të rreme.

Nëpërmjet mesazheve që dërgonte nga këto profile të rrjeteve sociale, ky shtetas ka kanosur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase në qytetin e Tiranës, me të cilën ka realizuar dhe një takim, duke u prezantuar me të dhëna të rreme.

Pas realizimit të operacionit u konstatua se ky shtetas kishte hapur 13 profile me të dhëna të rreme, nëpërmjet të cilave janë kryer dhe veprimet kriminale.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një telefon celular i markës iPhone.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Përndjekja”. prt durres .