Aktualitet

E pranova me shumë kënaqësi ftesën për të marrë pjesë në promovimin e librit “Vlerë e jetuar” të autorit, Bashkim Kadiu, publicist dhe personalitet i njohur durrsak. Ky libër i paraqet publikut një vazhdë njohëse të realitetit të vlerave qytetare durrsake nëpërmjet skalitjes së figurave të rëndësishme, që bëjnë pjesë në gardën e intelektualëve të qytetit, nga Jan Kukuzeli e Aleksandër Moisiu, tek figurat e shquara të rezistencës antifashiste si Mujo Ulqinaku, Vasil Laçi e Nako Spiru dhe deri tek personalitetet e kohëve tona, si historiani, shkrimtari dhe poligloti i paharruar Moikom Zeqo. Shumë i lumtur, që në këtë ngjarje të rëndësishme artistike e kulturore për Durrësin, të isha në krah të Ada Spiru dhe Lorenc Goga, përfaqësues të dy familjeve të nderuara të Durrësit, por edhe dy të rinj të mirëarsimuar jashtë vendit, të cilët të gjithë kontributin e tyre intelektual kanë vendosur ta japin për zhvillimin dhe mbrojtjen e vlerave të qytetit të origjinës. Shembulli i dhënë prej tyre duhet të frymëzojë të gjithë përfaqësuesit e familjeve të mëdha durrsake dhe shqiptare, intelektualët dhe brezin e ri, për të bashkuar energjitë dhe kapacitetet e tyre intelektuale për të ndaluar shpopullimin e Shqipërisë dhe rikthyer shpresën për një të ardhme më të mirë. 📚🇦🇱

Published

on

Exit mobile version