Kronike

“E quante princeshën e tij, madje më 3 korrik kemi…”. Përcillet në banesën e fundit gruaja e vrarë nga burri, e afërmja rrëfen detaje

Published

on

Përcillet sot për në banesën e fundit 45-vjeçarja që u vra dje mizorisht nga bashkëshorti i saj. Një prej të afërmve të Klaritës sipas ABC neës, ka deklaruar se çifti nuk kanë pasur probleme dhe se autori e quante gjithnjë 45-vjeçaren si princeshën e tij.

E afërmja po ashtu përjashton xhelozinë si motiv të vrasjes. Ajo thotë se më 3 korrik Klarita ka festuar ditëlindjen dhe të nesërmen kanë qenë në plazh së bashku.

“Nuk ishte rrugaç. Ai u bë një vrasës gjakftohtë me princeshën e vet sepse atë e ka quajtur gjithmonë princeshë. Nuk kanë pasur debate. Më rehat se këta nuk ka pasur të tjerë. Nuk ka qenë xhelozi. Ditëlindja e saj ka qenë me 3 korrik. Kanë festuar një ditëlindje të mrekullueshme. Të nesërmen kanë shkuar në plazh. Ndoshta kanë mbajtur kujtimet më të bukura të jetës së vet. të nesërmen në orën 10:00 jemi shokuar të gjithë,” shprehet e afërmja për ABC.

Exit mobile version