Shendeti

E reja e infektuar me mutacionin e COVID, Manastirliu e mohon: Komunikuam me Gjermaninë, s’ka ekzistuar kurrë

Published

on

Sipas saj, autoritetet shqiptare kanë komunikuar me ato gjermane, të cilat bënë me dije se rasti nuk ka ekzistuar kurrë.

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se rasti i shqiptares, e cila ishte infektuar nga mutacioni britanik i koronavirusit, nuk ishte i vërtetë. Sipas saj, autoritetet shqiptare kanë komunikuar me ato gjermane, të cilat bënë me dije se rasti nuk ka ekzistuar kurrë. Më tej, ajo foli edhe lidhur me masat e ndërmarra për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

PJESË NGA INTERVISTA:

Manastirliu: Rasti i Gjermanisë në një konfirmim zyrtar që kemi marrë nga instituti, nuk ka pasur asnjë të dhënë zyrtare që rasti ka ekzistuar.

Jeni të bindur sipas të dhënave se versioni ka mbërritur në Shqipëri?

Manastirliu:Janë prekur grupmoshat e reja. Reflektimi i periudhës së festave na kanë çuar në këtë vendimmarrje.

Jemi i vetmi vend që u hapëm gjatë festave…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Manastirliu: Ajo çfarë dua të them është që Komiteti Teknik i merr masat në varësi të disa kriterëve. Nuk është se nuk kemi patur masa. Po vuajmë një relaksim të masave dhe dyshojmë për qarkullimin e versionit të ri.

Rrezikojmë masa më strikte?

Manastirliu: Do të qëndrojnë për 14 ditë. Zbatimi i masave që kemi patur deri më sot dhe atyre që fillojnë nesër. Zbatimi i masave në dy javët e ardhshme, dhe mënyra sesi do të reagojnë do të përcaktojë. Shkollat e mesme duke nisur nga muaji dhjetor kemi rekomanduar bërjen e mësimi të kombinuar.

Çfarë u bë me vaksinën? A mund të marrim vaksinën ruse apo kineze?

Manastirliu: Kemi parapaguar vaksinën për 800 mijë qytetarë. Do të bëjmë të mundur vaksinimin e grupeve prioritare. Kemi një skedul nga Pfizer dhe i presim të na vijnë dozat Dosja al

Exit mobile version