Aktualitet

E reja shtatzënë me COVID intubohet te Infektivi

Published

on

Një e re rreth të 20-tave, 24 javëshe shtatzënë, e shtruar në spitalin Infektiv pasi është prekur me COVID, është intubuar si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore.

Kësisoj e reja i është nënshtruar lindjes së parakohshme, ndërsa po e asistojnë mjekët e maternitetit Mbretëresha Geralndinë

Ky nuk është rasti i vetëm, pasi raste të tillë madje dhe më fatale ku nënat kanë ndërruar jetë, janë shtuar së fundmi. Dje 22-vjeçarja Sidorela Koça nga qyteti i Korçës ka humbur jetën prej COVID-19, pasi ishte në intubim prej më se 3 javësh. Gjatë kohës që ka qenë në intubim, mjekët kanë arritur që të nxjerrin në jetë fëmijën e saj. Fëmija e saj është shëndoshë e mirë, e ndërsa fatkeqësisht e reja nuk arriti që të njihte krijesën e saj, pasi COVID-i i mori jetën, pas një beteje të gjatë.

Ky është rasti i tretë, pasi më herët ndërroi jetë edhe një 32-vjeçare dhe një 28-vjeçare.

Exit mobile version