Aktualitet

E rëndë/ Makina përplas fëmijën 4 vjeç teksa po kalonte rrugën

Published

on

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shëngjinin pak më parë ku një automjet ka përplasur një fëmijë 4-vjeç teksa ishte duke kaluar rrugën.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se fëmija është transportuar në gjendje të rëndë drejt spitalit për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka nisur hetimet për ngjarjen.

 

Exit mobile version