
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Krujë, ku një 64-vjeçar i ka dhënë fund jetës. Policia ende nuk bën të ditura motivet e kësaj ngjarje, për të cilën po punojnë ekspertët. Policia e Durrësit, bëri me dije se 64 vjeçari, i dha fund jetës, duke u vetëvarur.
Njoftimi i plotë:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 22.06.2020, rreth orës 07:45, në Krujë, është vetëvarur në banesën e tij shtetasi A.K., 64 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.