Uncategorized

E shtyu drejt greminës gazetaren Anila Hoxha, pezullohet nga detyra efektivi

Published

on

Është pezulluar nga detyra efektivi i policisë, i cili gjatë ditës së sotme shtyu drejt greminës gazetaren Anila Hoxha, në vendin ku u gjet i pajetë biznesmeni Ruzhdi Hoxha.

Kujtojmë se incidenti ndodhi këtë pasdite në Qafë Mollë, në vendin ku u gjet i pajetë trupi i biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Terreni ku u gjet trupi i viktimës është disi i vështirë dhe efektivi i policisë ka rrezikuar edhe jetën e gazetares dhe operatorit të saj që ndodheshin pranë shiritit të verdhë.

Ka qenë dhe operatori që po filmonte, i cili e ka ndihmuar gazetaren të ngrihej, e cila ka shpërthyer e revoltuar me gjestin e efektivit duke i thënë: “Cfarë polici je ti more, copa e injorantit. Po nuk ke faj ti, fajin e kanë ata që ju mbajnë në punë”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershëm të hetimit administrativ me qëllim sqarimin e rastit.

NJOFTIMI I POLICISE

Në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë pasditen së sotme me disa gazetarë, në Qafë Mollë, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e policisë Sh.T.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershëm të hetimit administrativ me qëllim sqarimin e rastit.

Policia e Shtetit i konsideron marrëdhëniet me median si prioritare në funksion të mirë-informimit të publikut dhe është e vendosur për të ndëshkuar çdo punonjës police që performon sjellje të pahijshme duke shpërdoruar detyrën në dëm të imazhit të Policisë së Shtetit dhe cënimit të marrëdhënieve me mediat e qytetarët.

Exit mobile version