Connect with us

Aktualitet

E trishtë! Koronavirusi i merr jetën mësuesit të gjimnazit “Qemal Stafa”

Published

on

Koronavirusi i ka marrë jetën mësuesit të shkollës “Qemal Stafa” në Tiranë, Shpëtim Kraja.

Lajmi është bërë me dije nga faqja zyrtare e shkollës. Stafi i ka dedikuar disa fjalë prekëse Krajës duke e cilësuar një mësues të nderuar që nuk ndaloi asnjëherë së dhëni më të mirën nga vetja për breza të tërë.

Postimi i plotë:

Të prisnim mes nesh i nderuari profesor Shpëtim Kraja! Të dashur kolegë, nxënës, prindër e miq të faqes sot gjimnazi “Qemal Stafa” rënkon, është në zi për ndarjen e parakohëshme nga jeta të kolegut tonë të mrekullueshëm, të cilin COVID nuk e kurseu!

Një mësues i nderuar, i respektuar, i papërtuar i cili nuk ndaloi asnjëherë së dhëni më të mirën nga vetja, breza e breza të tërë do të kujtojnë me mall mundin, djersën, sakrificat, këshillat dhe dëshirën e pasionin për matematikën!

Sot e nesër në faqen e shkollës sonë do të paraqesim momente nga jeta e tij, impresione nga kolegë, nxënës e prindër si një mënyrë për të kujtuar në çdo moment se sa i rrallë e i veçantë ishte sistemi i tij vleror! U prehsh në paqe, kolegu ynë i dashur! Qemal Stafa sot lëngon, loton për humbjen e një kolegu, miku, shoku, bashkëpunëtori të shkëlqyer!Tpz.al