Opinion

Edi Rama vendos kush nga ne jeton dhe kush vdes

Published

on

Edi Rama, jo vetem çdo gje e ben per show, por tani i ka dhene vetes te drejte te vendose se kush do rroje edhe kush do vdese!

Kjo eshte jo vetem kriminale, mendesi naziste e perzgjedhjes se kush vlen te jetoje apo jo, por edhe perçarese mes shqiptareve.

Tani, po e konsideron veten Zot, qe me lejen e tij te jep jeten apo ta merr.

Si mundet nje njeri, aq me shume nje kryeminister te thote ca nga ata “te vlefshmit” qe jane te moshuar do rrojme dhe ca te tjete jane pa vlere, le te vdesin.

Ky,bandit, i kujton se jetet e njerezve si PPP qe dikujt ia jep dhe dikujt ia merr.

Ky, armik i popullit, do qe te vendose per jetet e shqiptareve sikur te jene tenderat e Nikut te oksigjenit qe edhe pse jane me çmimin me te larte ia jep se ashtu do ai.

Ky, i papergjegjshem, per shtetasit e Republikes, ku fatkeqesisht eshte kryeminister, i konsideron jetet e tyre, si koncensionet e incineratoreve, te cilat i jep Klodit, se ashtu ia ndjen.

Ky, palo kryeminister, i gjykon shqiptaret sipas midese se tij, tamam si te jene bifteku i Nusretit, qe ca e hane e ca nuk e hane, se ata qe e “hane” jane me te vlefshmit mes shqiptareve dhe ne ate darke shesin pronat dhe trojet e Shqiperise sikur t’ia kete lene baba ne trashegimi.

Ky, kryeminister arrogant dhe palaço njekohesisht, i di jetet e shqiptareve si tenderat “sekrete”, qe i ben per oborrin e tij te oligarkeve.

Ky, kryeminister i pashpirt, i ndan jetet e gjysherve shqiptare si llokmat e pushtetit bandes se tij kriminale, qe ja jep kujt te doje!

Nuk ka faj, ky eshte mentaliteti i eterve te tij qe e ka ne gen. Disa shqiptare jane te klasit A dhe disa te tjere te klases B.

Me 25 prill duhet t’i japim fund kesaj lloj qeverisje sa te korrruptuar dhe kriminale

Exit mobile version