Lajme

Eduart Grishaj zbulon detaje nga marrëdhënia me Arbanën: Dasmën mund ta bëjmë në Bogë, emri i djalit…

Published

on

Regjisori, Eduart Grishaj dhe moderatorja shumë e dashur janë një ndër çiftet më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë më parë ata e shprehën hapur dashurinë për njëri-tjetrin dhe dhanë lajmin se do të bekohen me një fëmijë.

Gjatë një interviste për “Pushime on Top”, Grishaj rrëfeu se megjithëse nuk e di kur do ta bëjnë dasmën, e ka të qartë vendin ku do të mbahet. “Dasmën nuk e di kur do ta bëjmë, por do ta bëjmë në Bogë. Arbana është pro gjërave të bukura dhe Boga futet tek gjërat e bukura”- tregoi ai. Gjithashtu, regjisori rrëfeu si e ka përjetuar lajmin e shtatzënisë dhe më pas pranoi se bebit do t’i vendosin një emër tipik shqiptar.

 

“Në fillim ishte shumë emocionuese. Më pas me kalimin e kohës kthehet cdo gjë në normalitet. Por pastaj fillojnë zënkat pse ma bleve këtë shalqinin kështu, po domatet pse si more të fshatit dhe thua kur po vjen momenti që të iki kjo periudha. Po do të jetë tipik shqiptar”, është përgjigjur Grishaj përballë Gjinit.

Exit mobile version