Connect with us

Shendeti

Efektet anësore të antibiotikëve/ Si e dëmtojnë organizmin dhe cilat janë zgjidhjet natyrale

Published

on

Të dhënat shkencore tregojnë se nga viti 2000 deri në vitin 2015, përdorimi i antibiotikëve nga njeriu u rrit me 40-60 përqind. Sipas ekspertëve, nëse gjërat vazhdojnë me këtë ritëm, deri në vitin 2050 numri i të sëmurëve nga rezistenca ndaj antibiotikëve do të arrijë në 10 milionë.

Situata tregon qartë se njerëzit po përdorin më shumë antibiotikë seç duhet. Nëse bakteret bëhen më rezistente, pra antibiotikët nuk bëjnë efekt, atëherë njerëzimi do të vuajë pasojat.

8 efektet anësore të antibiotikëve

Rezistencë e infeksioneve ndaj antibiotikëve

Shumë njerëz në botë po vdesin çdo vit si pasojë e baktereve që janë rezistentë ndaj antibiotikëve. Kjo rezistencë krijohet nga keqpërdorimi dhe tejpërdorimi i antibiotikëve, por edhe për faktin se antibiotikët gjenden edhe në ushqim, veçanërisht në produktet e mishit dhe bulmetit. Rezistenca ndaj antibiotikëve mund të shkaktojë shumë sëmundje që prekin fëmijët dhe të rritur. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se përgjatë vitit 2018 do të bëhet monitorimi i të gjithë rrjetit të farmacive për të ndaluar dhënien e antibiotikëve pa recetë.

Infeksionet kërkojnë më shumë kohë për t’u larguar

Për shkak të përdorimit të antibiotikëve, njerëzit e prekur nga infeksionet shërohen më ngadalë. Infeksionet urinare dhe pneumonia trajtohen me më shumë vështirësi. Antibiotikët që deri më tani përdoreshin kundër infeksioneve urinare, nuk janë më efikasë.

Alergjitë dhe azma

Ekspozimi ndaj antibiotikëve ka dyfishuar rrezikun e amzës për fëmijët dhe rritjen me 50 përqind të alergjive si pasojë e pluhurit dhe polenit thonë studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org

Dehidratimi

Diarea është një efekt anësor i fortë i antibiotikëve. Ky problem mund të shkaktojë probleme të tjera siç janë dehidratimi dhe prishja e ekuilibrave të elektroliteve.

Lodhja kronike

Përdorimi i antibiotikëve mund të shkaktojë plogështi dhe lodhje kronike që largohet me vështirësi. Kjo konfirmohet nga shumë pacientë që thonë se pas marrjes së antibiotikëve ndihen më të lodhur dhe më të pafuqishëm.

Enjtje dhe nxirje të gjuhës

Amoksicilina është një antibiotik që shkakton enjtje dhe nxirje të gjuhës. Përpos kësaj, efektet anësore të këtij antibiotiku janë diarea, dhimbjet e barkut, të vjellat, dhimbje koke e të tjerë. AgroWeb.org këshillon që ky antibiotik por edhe të tjerët duhet të merren patjetër me rekomandimin e mjekut.

Çrregullime të ciklit menstrual

Përdorimi i antibiotikëve shkakton çrregullime të ciklit menstrual tek femrat. Antibiotikët dhe hormonet përpunohen nga mëlçia dhe ilaçet ndikojnë në metabolizimin e estrogjenit tek femrat. Prishja e këtyre ekuilibrave nga antibiotikët manifestohet menjëherë me çrregullime të tilla.

Probleme mendore

Një sërë antibiotikësh shkaktojnë dëmtime nervore të pariparueshme. Përdorimi i tyre shoqërohet me efekte anësore si depresioni, mjegullimi i trurit, haluçinacione etj. Kohëzgjatja e këtyre efekteve anësore është në varësi të organizmit të pacientit, por shpesh ato zgjasin për javë të tëra.

Alternativat më të mira ndaj antibiotikëve

Ekspertët rekomandojnë përdorimin e alternativave natyrale të antibiotikëve. Hudhra, mjalti, vaji i ullirit janë tepër të fuqishme kundër baktereve, virozave dhe mykut. Vaji i rigonit është shumë efikas kundër infeksioneve, baktereve dhe mikrobeve. Qepët, kërpudhat dhe shafrani i Indisë janë gjithashtu alternative të sigurta dhe efikase ndaj antibiotikëve./AgroWeb