Lajme

Efektet anësore të Covid-19 në tru, veshka dhe sistem nervor

Published

on

Covid-19 fillimisht u mendua të ishte një sëmundje, që synon vetëm mushkëritë. Por studimet e mëtejshme kanë treguar se infeksioni në të vërtetë mund të dëmtojë pothuajse të gjithë sistemin e organeve dhe efektet anësore mund të zgjasin shumë kohë pas shërimit.

Raportet e fundit kanë treguar që koronavirusi prek më së shumti mushkëritë, zemrën dhe sistemin nervor. Një ekspert I sëmundjeve infective në Universitetin e Kalifornisë tha se tre ose gjashtë muajt e ardhshëm mund të zbulojn efektet anësore, që një person mund të ketë edhe pas shërimit.

“Në fillim këtë infeksion ne e kemi trajtuar si një virus të ngjashëm me atë të gripit, mirëpo me kohë e kemi kuptuar që kjo sëmundje është shumë me e komplikuar se kaq”, tha Dr. Sëartzberg, infektolog.

Me anë të studimeve është vërtetuar që ky virus përpos mushkërive sulmon edhe zemren, sistemin nervor, veshkat dhe organet e tjera jetike. Personat e prekur nga Covid-19 edhe pas shërimit mund të vuajnë probleme serioze të sistemit kardiovaskular.

Sistemi nervor gjithashtu është një sistem tjetër organesh, që preket si pasojë e infektimit me koronavirus. Provat kanë treguar që virusi mund të ndikojë drejtpërdrejt në neurone dhe të shkaktojë problem psikologjike ose çrregullime mjaft shqetësuese të trurit.

Disa komplikime të tjera, të cilat vijnë si pasojë e infektimit me Covid-19 janë edhe mpiksjet e gjakut, embolitë pulmonare që mund të shkaktojnë goditje në tru, dëmtime në veshka dhe në sistemin gastrointestinal.

Studimet e tjera gjithashtu kanë treguar se Covid-19 mund të ketë efekte unike tek fëmijët. Studiuesit zbuluan se disa pacientë të rinj të cilët e kanë kaluar këtë sëmundje, zhvillonin sindromën Kaëasaki, e cila është një sindromë inflamatore që prek lëkurën, nyjat, veshkat mushkëritë dhe zemrën si dhe rrit rrezikun për vdekje.

Exit mobile version