Aktualitet

Ekspertët italianë DEBATOJNË me ato shqiptarë, kërkuan me këmbëngulje ekspertizën e mbetjeve mortore

Published

on

PUKË– Ekspertët italianë të cilët kanë mbërritur në Pukë për të hetuar zhdukjen e Davide Pecorellit, kanë hasur në debate me kolegët shqiptarë. Ekspertët kërkuan me këmbëngulje analizën e mbetjeve mortore, ndërsa shprehen të çuditur sesi nuk ka pasur njolla gjaku jashtë mjetit.

Si ka mundësi që brenda makinës nuk ka shenja? Si ka mundësi që nuk u gjetën njolla gjaku?”, janë pyetjet që kanë ngritur hetuesit italianë që do të hetojnë për Pecorellin.

Burime bëjnë me dije se ka patur debate mes ekspertëve italianë e shqiptarë, ndërsa takimi mes tyre ka zgjatur mbi dy orë.

Biznesmeni Davide Pacorelli, 45-vjeçari Italian i zhdukur prej 21 ditësh në Shqipëri kishte hapur një biznes në qytetin e Vlorës, ku objekt ka tregtimin me pakicë të produkteve kozmetike dhe aparaturave të industrisë kozmetike. Biznesi ishte hapur prej datës 19 gusht 2020 në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, dhe ende nuk është e qartë nëse ka filluar ose jo aktiviteti tregtar, por sipas dokumentacionit të qendrës kombëtare të biznesit rezulton të jetë aktiv.

Exit mobile version