Bota

Ekzekutohet në derë të shtëpisë shqiptari në Islandë, lë pas fëmijën e mitur dhe gruan shtatzënë

Published

on

Një shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri, në Islandë. Mediet e huaja raportojnë se shqiptari rreth 40-vjeç u qëllua jashtë shtëpisë së tij në Reykjavík.

Një burrë rreth të dyzetave është arrestuar dhe u paraqit para Gjykatës së Rrethit Reykjavík mbrëmjen e djeshme dhe do të mbahet në paraburgim deri të premten, ndërsa policia heton ngjarjen.

Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, la pas një grua shtatzënë dhe një fëmijë të vogël, të cilët ishin në shtëpi në momentin kur u qëllua, raportojnë mediat e huaja.

Fqinjët e tyre, të cilët kanë dëshmuar për policinë, kanë thënë se nuk kishin dëgjuar asgjë të pazakontë.

Exit mobile version