Connect with us

Aktualitet

“El Chapo” i Azisë arrestohet në Amsterdam

Published

on

Policia në Hollandë ka arrestuar kreun e pretenduar të një prej bandave më të mëdha të drogës në botë me një urdhër të lëshuar nga Australia.

Tse Chi Lop, shtetas kanadez i lindur në Kinë thuhet të jetë kreu i organizatës që dominon një treg të paligjshëm të drogës prej 70 miliardë dollarësh në Azi.

I listuar si një nga të arratisurit më të kërkuar në botë, Z. Tse u arrestua në aeroportin e Amsterdamit Schiphol.

Pritet që pas arrestimit, Australia të kërkojë ekstradimin e tij për t’u përballur me gjyqin atje.

Policia Federale Australiane (AFP) beson se organizata, e njohur gjithashtu si Sindikata “Sam Gor” është përgjegjëse për deri në 70% të të gjitha drogërave ilegale që hyjnë në vend, raporton BBC.

56-vjeçari është krahasuar me zotin meksikan të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman.

Policia australiane thuhet se e kishte ndjekur Z. Tse për më shumë se një dekadë para se ai të arrestohej të premten ndërsa po bëhej gati të hipte në një avion për në Kanada.

Në një deklaratë, policia tha se urdhri i arrestit ishte lëshuar në 2019 nga Interpol.

Reuters publikoi një hetim të veçantë ndaj Z. Tse në 2019 duke e cilësuar atë si “njeriu më i kërkuar i Azisë”.

Agjencia e lajmeve referuar burimeve tha se të ardhurat e sindikatës që ai drejton vetëm nga shitjet e metamfetaminës kishte fituar deri në 17 miliardë dollarë në 2018.

Rreth 20 agjenci nga kontinentet anembanë globit u përfshinë në operacionin për arrestimin e Z. Tse.

Z. Tse thuhet se ka lëvizur midis Macau, Hong Kong dhe Tajvani vitet e fundit. Ai më parë kaloi nëntë vjet në burg pasi u arrestua për trafik droge në SH.B.A. në vitet 1990.

Media Australiane e përshkroi arrestimin e tij si “më të rëndësishmin” për policinë federale të vendit në dy dekada.